Provimi i Magjistraturës, nesër testimi i dytë

Të gjithë kandidatët që kanë kaluar fazën e parë të provimit për pranimin në shkollën e magjistraturës do t’i nënshtrohen fazës së dytë që është testi për vlerësimin e shëndetit mendor dhe psikologjik të kandidatëve. Fazën e parë arritën ta kalonin 107 kandidatë nga 153 që konkurruan.

Në njoftimin e publikuar në faqen e shkollës së magjistraturës bëhet me dije se provimi do të nisë në orën 9 në shkollën e magjistraturës.

Fituesit do t’i nënshtrohen edhe një testi te tretë, nga i cili do të dalin edhe 25 fituesit për këtë vit akademik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?