”Provokimet e Ramës kanë marrë fund”, Meta: Koha e vjedhjes së votave ka mbaruar
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se provokimet e kryeministrit Edi Rama kanë marrë fund dhe cilido që do të tentojë të prekë votën në 14 Maj do të përballet me të gjithë ne.
”Nëse Rama do të provokojë popullin dhe ta shndërrojë të gjithë popullin në një bandë mirë, por objektivi do të jetë ai dhe do ta ketë të qartë këtë gjë. Boll ka bërë provokime deri tani, i ika bërë të gjitha të zezat vendit, shqiptarëve, po i përzë fëmijët çdo ditë me ndërgjegje të plotë dhe kërkon ti zëvendësojë me indianë siç janë ndjekësit e tyre në rrjetet sociale së bashku me lali fikun.
Më datë 14 nuk do të ketë gjumë do të festojmë në të gjithë Shqipërinë dhe në të Tiranë. Kandidatët tonë flasin për qytetarët se si do të zgjidhi problemet e transportit, se si do të mbrohen hapësirat publike nga betonizimi që po lulëzon në Tiranë si modoli që Rama solli në të gjithë vendin.
Nëse ai ka gjë me Liken dhe të vjerë këtu përballë meje në këtë studio dhe të flasim, të flasim për palmat dhe kilometrat që bëheshin në kohën time dhe kilometrat që ai bën”,-tha Meta.