PS debate për lëvizjet në Policinë e Shtetit

Është shoqëruar me debate komisioni i Sigurisë për raportin vjetor të SHÇBA-së. Drejtuesi i saj, Muhamet Rrumbullaku, kërkoi fonde dhe shtim të personelit, pasi veprimet kryen akoma në mënyrë manuale. Ndërkaq, disa anëtarë të komisionit kërkuan informacion për lëvizjet e fundit në Policinë e Shtetit.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në varësi të Ministrisë së Brendshme është përdorur si kamxhik në dorën e ministrave për të lëvizur apo larguar nga detyra punonjës të Policisë së Shtetit ndër vite.

Kështu u shpreh në Komisionin e Sigurisë, kreu i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku, të mbajtur me dyer të mbyllura. Bashkë me dy vartësit e tij, Rrumbullaku kërkoi që Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave të jetë i pavarur nga titullari i ministrisë, gjë që do të ndihmonte në rritjen e performancës së efektivëve si edhe objektivitetin e institucionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

ABC News ka mësuar se ka pasur edhe debate ndërmjet anëtarëve të komisionit dhe drejtuesit të SHÇBA për lëvizjet që janë kryer në polici në nivel drejtuesi me urdhër të kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Sipas Rrumbullakut, disa nga ndryshimet u bënë falë edhe hetimeve proaktive të shërbimit që ai drejton, ndërsa shtoi se ka filluar edhe ecuria disiplinore për shumë prej tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër kërkesë që u bë në raportin vjetor të SHÇBA-së, ishte edhe kërkesa për të shtuar personelin, ku jo vetëm që ka mungesë në baza materiale por nuk ka, as mjaftueshëm staf për të ndjekur dinamikën e punonjësve të policisë në rrethe. “Shënimet oficerët e mi i mbajnë akoma manualisht me bllok dhe me laps, ndërsa në shumë zyra mungon edhe kompjuteri për të ruajtur të dhënat”, u shpreh Rrumbullaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?