PS dhe PD bashkë në KAS, rrëzojnë kërkesat e demokratëve/ Berisha: Zbatuan ligjin, Kodi Zgjedhor s’e lejon. Ja ç’duhej bërë

Kreu i PD Sali Berisha mbajti një konferencë për shtyp, ku mes të tjerash foli edhe mbi atë që ndodhi ditën e djeshme në KAS, ku kërkesa e kandidatëve demokratë për rinumërim të votave në qarkun e Tiranës, u hodh poshtë si nga anëtarët e PS ashtu edhe ata të PD.

Berisha u shpreh se anëtarët e PD në KAS kanë zbatuar thjeshtë ligjin, duke qenë se në Kodin Zgjedhor parashikohet që të drejtën për ankimime të tilla e kanë vetëm subjektet politike. Jo kandidatët.

Sali Berisha: Në 2019 një ndryshim i Kodit Zgjedhor i mbështetur nga Komisioni i Venecias dhe ODHIR ka hequr të drejtën e kandidatëve të paraqesin kërkesa të kësaj natyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Venecia, ODIHR dhe kodi ynë ia njohin këtë të drejtë subjekteve politike që investohen edhe për kandidatin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kandidatët tanë kanë ndjekur një rrugë të këshilluar nuk mund të them pasi përfaqësuesit tanë una kanë bërë të qartë dhe interpretimin e thirrje sime që duhet t’i bëjnë nëpërmjet partisë. Por brenda platformës së miratuar nga PD. Pra nëse partia ka kërkuar paligjshmërinë e zgjedhjeve, më pas partia merr e paraqet kërkesat e kandidatëve një nga një.

Disa kandidatë që kanë kërkuar ankesën e tyre i kanë depozituar pranë KQZ.

Kandidatët e Tiranës u informuan sërish dje që rruga që kanë ndjekur është joligjore. Përfaqësuesit tanë në KAS kanë zbatuar ligjin nuk mund të votonin për një gjë që është hequr me ligj. Të 4 kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankesën pranë përfaqësuesve tanë në KQA që më pas e paraqesin në KQZ. Ishte keqkuptim nga ana e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?