PS dhe PD rezoluta për ngjarjet në Kosovë

Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare, do të mblidhet këtë të mërkurë për të shqyrtuar dy rezolutat e paraqitura nga PS-ja dhe PD-ja mbi ngjarjet në veriun e Kosovës.

Fillimisht deputeti demokrat dhe kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi informoi se PD-ja ka depozituar në Kuvend një rezolutë në mbështetje të rezolutës së Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e PS-së, kryetare e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli informoi se PS ka gati një draftrezolutë. “Ka edhe një nga PD. T’i diskutojmë e të vijmë në Kuvend me një rezolutë”, u shpreh ajo.

SHKARKO APP