PS dhe PDIU kundër kandidatit të Berishës, flet Beleri: Ballën dhe Idrizin i pres në gjyq

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla, në një komunikim me gazetarët të hënën, u shpreh se u qëndron akuzave të bëra më parë për kandidatin e PD-së së Sali Berishës për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Ai tha se Bejleri është një person i dënuar me vendim gjykate për masakrën e Peshkëpisë, ndërsa shtoi se turpi është i PD që e kandidon.

Fredi Beleri përgjigjet për deklaratat e bëra nga Taulant Balla dhe Shpëtim Idrizi, se ai nuk mund të kandidojë për bashkinë e Himarës, pasi ka qenë i dënuar për masakrën e Peshkëpisë, ku një njësi terroriste greke vrau dy ushtarë shqiptarë dhe plagosi tre të tjerë.

Duhet theksuar se kohët e fundit ka një bashkëpunim midis PS dhe PDIU, edhe pse kjo e fundit është në opozitë. Në Kuvend Idrizi ka dhënë vota pro PS-së në Kuvend.

Pjesë nga intervista:

Do ta plotësoni formularin e dekriminalizimit?

E kam plotësuar në 2015, është online. Mund ta shihni.

Balla thotë se nuk mund të kandidoni për problematikës në këtë formular?

Balla nuk beson te ndarja e pushteteve. Nuk vendos ai se kush kandidon apo jo. Vendos ligji. Kolegji Zgjedhor është shprehur se kandidimi im ishte i pamundshëm deri në korrik 2019. S’e di pse ndërhyn Balla në institucione të pavarura.

Lidhur me një deklaratë më 30 maj të 2019 ku nuk u lejuat të kandidonit për zgjedhje, ku thatë se është e diktuar nga politika dhe se do ta çoni çështjen në Straburg? E keni ndërmarrë këtë hap?

Çështjen e kisha çuar në Strasburg por meqë ndalimi ka mbaruar nuk mund të gjykohet. Ndalimi për kandidim mbaron në 17 Korrik të 2019. Ka dy organe të pavarura që kanë vendosur. Zoti Balla do ta marrë përgjigjen në gjykatë, duhet të sjellë prova kur dhe si jam dënuar.

Idrizi ka deklaruar dje se do të ushtrojë një padi në Prokurorinë e Tiranës në adresën tuaj për shkelje të integritetit të shtetit shqiptar.

Nuk kam asnjë koment. E pres Idrizin në gjyq.

Ai ka bërë thirrje për të votuar?

Idrizi aq sa u bën thirrje himarjotëve, ata do të më votojnë. PDIU ka marrë herën e fundit dy vota. Tani që po flasim, ata bëjnë fushatë për mua.

SHKARKO APP