PS dhe Rama shpall fitoren: Rivalët të mos e vonojnë procesin
Zëdhënësja e PS-së, Bora Muzhaqi, në një deklaratë për mediat, tha se opozita nuk duhet që të vonojë procesin, teksa edhe shappli fitoren e PS-së.
”I bëjmë apel rivalëve tanë që të mos e vonojnë procesin. Nuk ka kohë për pushim. Qytetarët meritojnë ta mësojnë një orë e më parë rezultatin. Ishte ndeshje e rëndësishme. Partitë kanë detyrën të shërbejnë pa humbur asnjë minut. Shqipëria ka fituar. Festë demokratike që nuk duhet prishur. Në emër të PS dhe kryetarit falenderoj të gjithë numëruesit. Çdo votë të numërohet në respekt të plotë të sovranit. Fitorja e PS është shumë e qartë tanimë. Por fitorja e Shqipërisë duhet vendosur me angazhim të përbashkët”,-tha Muzhaqi.