PS distancohet mënjëherë nga arrestimet e pritshme për inceneratorët. Deputeti Shalsi: Ne nuk mbrojnë askënd që ka shkelur ligjin

Sot kreu i bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka qëndruar në SPAK duke u pyetur që pres orës 11.15 dhe ka dalë pasdite në ora 17.12. Pas daljes nga SPAK kryebashkiaku fierak nuk ka pranuar të flasë për mediat.

Ndërkohë deputeti i PS-së Alqi Bllako ka qenë para prokurorëve të SPAK në lidhje me incerenatorët.

Partia Socialiste përmes deputetit Eduard Shalsit, tha se distancohet dhe se qëndrimi i PS është i qartë pro drejtësisë. Po ashtu Shalsi tha se PS nuk mbron askënd që ka probleme me ligjin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetje: Marrja në pyetje e Subashit dhe Bllakos, çfarë do të ndodhë nëse do të kemi arrestime të tjera?

Swiss Digital Mobile Reklama

Shalsi: E thashë që ne jemi iniciuesit e reformës në drejtësi, kemi deklaruar qartazi që PS nuk bëhet mburojë për askënd që ka probleme me ligjin.

Këtë e kemi dëshmuar me vepra, ndryshe nga kohët kur prokurorët shantazhoheshin, gjykatësit anatemoheshin, apo gjuha krejtësisht e palejueshme e Sali Berishës.

Kemi dy kohë, njërën kur pengohej drejtësia të bënte punën e saj, dhe tani që drejtësia inkurajohet të bëjë punën e saj. Qëndrimi ynë është i qartë dhe i paekuivokë, mbështesim vetëm drejtësinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?