PS drejt fitores në Durrës, LSI mban shpresat për një mandat tek kutitë e fundit
Partia Socialiste është drejt fitores edhe në qarkun e Durrësit, ku numëron 8 mandate deri tani. Për rezultatin përfundimtar, pritet përgjigja e fletëve të votimit në kutitë e Krujës ndërsa LSI pretendon t’i marrë një mandat PS. Mbetet për tu parë nëse PS do ta ruajë bastionin e Vlorës. Ndërkohë, teksa euforia ka mbërthyer përkrahësit e PS duke pritur rezultatet e kutive të fundit, një moment Ferdinand Xhaferri ka hyrë në Pallatin e Sportit dhe është drejtuar nga mbështetësit e PS ku ndodhej Ardian Çela dhe ish kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.