PS ende pa raport për Ballukun, afati i fundit 12 marsi

Në tryezën e Kuvendit është një kërkesë e SPAK-ut që kërkon t’i hiqet edhe imuniteti deputetes Belinda Balluku, për t’i hapur rrugë arrestimit e për ta vijuar hetimin ndaj saj, pa pengesa. Ndryshe nga demokratët të cilët e kanë të qartë qëndrimin e tyre për t’i thonë PO me votë arrestimit, socialistët ende nuk e kanë gati raportin që do çojnë në seancë plenare.

Kryeministri Edi Rama, në takimin e javës së shkuar me grupin parlamentar, ku njoftoi largimin e Belinda Ballukut dhe ndryshimet e tjera në kabinet, kanë lënë të kuptohet se fakti që ajo nuk ka më një post qeveritar, nuk e justifikon kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e saj.

Socialistët ende nuk e kanë gati raportin që do të çojnë në seancën plenare, dhe qëndrimin që do të mbajnë për këtë çështje. Rama po ashtu ka përsëritur se dhe ai vetë është në pritje të këtij raporti, përpara se të shprehet publikisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?