PS feston numrin rekord të kërkesave për zgjedhjet, Balla: 100 mijë regjistrime nga Italia

Ekipi i PS-së për diasporën në Itali festoi numrin rekord të kërkesave për regjistrim të emigrantëve nga ky vend. Plot 100 mijë deri ditën e sotme (22 shkurt).

Kreu politik i PS-së për Diasporën, ministri Taulant Balla, e njoftoi vetë këtë lajm me një video-postim në rrjetin social Facebook, në takimin që pati me Diasporën në Prato. ”100 mijë regjistrime nga Italia”, shprehet ai në postimin e shkurtër, teksa në sallë ndodhen qindra mbështetës.

Ai ka përgëzuar të gjithë mbështetësit e Partisë Socialiste në diasporë me këtë rekord. Gati 40% e te gjitha kërkesave për t’u regjistruar në KQZ si votues nga jashtë vijnë nga vendi fqinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse Italia dhe Greqia të dyja së bashku kanë 70% të emigrantëve që kanë bërë kërkesa dhe janë regjistruar në KQZ. Socialistet duket se presin një rezultat spektakolar nga këto dy vende.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?