PS fiton 3 bashkitë e para. Llatja në Elbasan, Suli në Kamëz dhe Shera në Vorë

Gledian Llatja në Elbasan, Rakip Suli në Kamëz dhe Blerim Shera në Vorë të tre kryebashkiakë të PS-së, fitojnë zgjedhjet lokale të 14 Majit, edhe pse rezultati nuk është ende final.

Partia Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me 60.65 përqind të votave, ndërkohë që kandidati i Berishës ka marrë vetëm 35.11 % të votave. Edhe në Vorë socialistët kanë marrë një rezultat spektakolar. Blerim Shera ka marrë 74.3 përqind të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 25.72 përqind.

Gledian Llatja ka marrë fitoren në bashkinë Elbasan përballë kandidatit të Berishës dhe Metës, Luçiano Boçit. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ, Gledian Llatja ka marrë 55.03% ndërsa Luçiano Boçi 44.97%. Kjo tregon se Gledian Llatja do të qeverisë Elbasanin edhe për 4 vitet e ardhshme.

SHKARKO APP