PS-ja humbi Kavajën, Veliaj: Shkak emigrantët që u paguan nga kampi tjetër
Aktualitet E Martë, 16 Maj 2023 22:02
Kreu i bashkisë së Tiranës për një mandat të tretë, dhe drejtues politik i PS-së, Erion Veliaj tha se humbja e PS-së në bashkinë e Kavajës humbja erdhi si pasojë e ardhjes së emigrantëve.
Kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë”; Fisnik Qosja fitoi me 1423 vota diferencë me kryetarin Redjan Krali dhe sipas Veliajt, kampi rival bleu votën e emigrantëve që i ktheu në Kavajë për të votuar.