PS-ja tërhiqet nga betimi i Arta Vorpsit

Socialistët janë tërhequr nga insistimi për të dërguar Arta Vorpsin në Kushtetuese. Sot në Komisionin e Ligjeve janë bërë ndryshimet ligjore që do t’i hapin rrugë betimeve në rastet kur i bllokon Presidenti. Socialistët kanë propozuar që në rastet kur Presidenti nuk i thërret gjyqtarët brenda 10 ditësh për tu betuar, atëherë dërgohet betimi me shkrim nga vetë i zgjedhuri. Sakaq, socialistët hoqën nenin sipas të cilit “çdo gjyqtar që nuk është thirrur deri më tani për betim, mund të legalizonte betimin me shkrim”. Ky nen që ishte bërë fiks për të futur Arta Vorpsin në Kushtetuese, tashmë është hequr.

SHKARKO APP