PS jep datën: Më 4 maj, presidenti i ri
Në prezencë të kryetarit Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar socialistët pritet që të flasin për kandidatura konkrete, pas hapjes të zarfeve me propozimet për Presidentin e ri.
Deputetja socialiste Blerina Gjylameti ka shprehur dëshirën për një kandidate femër pa artikuluar asnjë emër. Por një deputete tjetër socialiste ka zbuluar emrat që ka futur në zarf.
Ata janë Lindita Nikolla kryetare e parlamentit, krye-negociatori Shqipërisë me BE, Zef Mazi dhe ish ambasadori Fatos Tarifa.