PS: Jo rikthim të koalicioneve parazgjedhore

Edhe pse në Kuvend janë të qetë, mazhoranca nuk ka asnjë synim të bëjë një ujdi me PD për rikthimin e koalicioneve parazgjedhore, ashtu si këta të fundit kërkojnë për Reformën Zgjedhore. Në kushtet kur PD, e konsideron si një pikë kyçe, kjo kërkesë pritet të jetë vija ndarëse e palëve, që mund të sjellë një ngërç të punës së këtij grupi për dialog.

Po ashtu ndryshimi i formulës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, duke e rikthyer në modalitetin e vjetër, kolegjial. Në këtë pikë, socialistët janë të gatshëm të shkrijnë vetëm komisionin rregullator, duke lënë të pandryshuar Kryekomisionerin dhe Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Për PS implementimi si projekt pilot nuk ka më asnjë vlerë, nëse nuk realizohet në nivel qarku. Shumica socialiste pritet të propozojë në tryezë aplikimin e votimit elektronik në disa prej qyteteve kryesore. Vota e emigrantëve, duket se do të jetë vetëm në axhendën e planit të punës, por jo në tryezën e diskutimeve konkrete.

SHKARKO APP