PS ka gati draftin për ish-sigurimsat, në shtator e depoziton në Kuvend

Në shtator Partia Socialiste do të depozitojë në Kuvendin e Shqipërisë, ndryshime në ligjin e dekriminalizimit për bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit. Me ndryshimet që kërkohen në ligjin e dekriminalizimit, e para është për të ndaluar zgjedhjen ose emërimin në funksione publike të personave që rezultojnë se kanë qenë bashkëpunëtorë me ish-Sigurimin e Shtetit.

Me ndryshimet e kërkuara nga PS, i jepet fuqi vepruese Autoritetit të Dosjeve, ashtu sikurse ka prokuroria për personat që rezultojnë me të shkuar kriminale. Përmes ndryshimeve të kërkuara synohet ndalimi nga funksionet publike apo kandidimi i bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit.

“Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët provohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të ligjit nr.45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, thuhet në draft.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?