PS kërkon Komision kundër dezinformimit, Meçe: Portale shqiptare punuan për llogari të armiqve
Partia Socialiste kërkon që të ngrihet një Komision i Posaçëm Parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.
Analisti Arben Meçe, thotë se kjo është një nga iniciativat më serioze që po merr shteti shqiptar në këto 30 vjet. Ai shtoi se ka shumë portale shqiptare, që kanë prodhuar lajme për llogari të armiqve.
“Ka media që financohen nga shërbimet lindore dhe ky është problemi më i madh që ka ndodhur këto 30 vjet. Është nga iniciativat më serioze që po merr shteti shqiptar në çështjen e sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Pro-rus është rezultati. Të gjitha këto që financohen nga Rusia, automatikisht janë ushtarë të Rusisë dhe produktet e tyre janë pro-rusë”, tha Meçe.