PS kërkon ndryshime: Të ndalohet regjistrimi i partive të krijuara nga kryetar bashkëpunëtor të sigurimit
Socialistët duan dhe do të kërkojnë ndryshime për ligjin e dekriminalizimit. Ato që shtohen janë disa nene, ku u ndalohet kandidimi për deputet apo u ndërpritet mandati, ish-bashkëpunëtorëve ose të favorizuesve nga sigurimi shtetit.
Kryetarët e partive në Shqipëri votohen nga gjiri partive politike, por kjo nuk shikohet si problem prej socialistëve.
Sipas tyre parashikohet të vendoset në ligjin për partitë politike një nen, ku parashikohet se nëse autoriteti dosjeve fakton se një kryetar i sotëm partie politike ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit, gjykata nuk e regjistron atë forcë politike.