PS: KQZ të kërkojë ndjesë publike, ngërç absurd

Në emër të Partisë Socialiste, ministrja Bora Muzhaqi ka bërë thirrje KQZ t’i kërkojë ndjesë publike të gjithë qytetarëve të cilët nuk kanë mundur të votojnë për shkak të problematikave gjatë mëngjesit të sotëm.

Përmes një deklarate për shtyp nga selia rozë, ajo ftoi të gjithë qytetarët të votojnë për një të ardhme më të mirë.

“KQZ duhet ti kërkoj ndjesë qytetarëve që nuk votuan në fiillim. Partia Socialiste ju lutet të gjithë atyre që nuk votuan në orët e para të mëngjesit që të rikthehen gjatë ditës. Të bëjnë detyrën e tyre qytetare duke votuar. Kushdo prej nesh që voton, voton dhe për ata që nuk e kanë të mundur të votojnë, sepse janë larg apo sepse janë ende fëmijë, por duan dhe meritojnë një Shqipëri akoma më të mirë. Prandaj thirrja jonë është votoni, votoni dhe vetëm votoni”, tha Muzhaqi.

SHKARKO APP