PS kundër koalicioneve parazgjedhore, refuzon riformatimin e KQZ. Bushka: Votimi i emigrantëve…
Partia Socialiste nuk është e gatshme të pranojë rikthimin e koalicioneve parazgjedhore që kërkohet nga demokratët e Rithemelimit. Kryetarja e komisionit të ligjeve, deputete e PS-së Klotilda Bushka e bëri të qartë për A2CNN që heqja e koalicioneve parazgjedhore në 2020 me votat e deputetëve të asaj që në atë kohë quhej opozita parlamentare, nuk bie ndesh me standardet.
“Nuk mund të ndryshohet sistemi një vit para zgjedhjeve. As sistemimet e tjera që kemi patur nuk e garantonin barazinë e votës”, tha ajo. Mungon edhe vullneti politik për të formatuar KQZ, siç propozon Rithemelimi. “Formati që është tani është funksional”, shtoi Bushka.
Deputetja është kundër votës së detyrueshme që propozohet nga opozita. Një skenar që PS po e mendon seriozisht është të shtrirja në të gjithë vendin e teknologjisë për votim dhe numërim elektronik, nëse kosto financiare do ta mundësojë.
Pyetja nëse emigrantët shqiptarë do të mund të votojnë në zgjedhjet e 2025, mbetet një çështje që nuk ka përgjigje përfundimtare, duke gjetur ngërçin të aktet normative dhe përgjegjësitë institucionale.