PS ligj të ri për Komisionet Hetimore, PD e Bashës: Kufizojnë hapësirën e opozitës

Nënkryetari i PD-së Bashës, deputeti Kreshnik Çollaku thotë se projektligji i paraqitur në Kuvend nga PS për ndryshimin e ligjit “Për Komisionet Hetimore” në vlerësimin e Partisë Demokratike është një përpjekje e mazhorancës për të kufizuar hapësirën që Kushtetuta i garanton opozitës në fushën e kontrollit parlamentar.

Për të përkufizimi që projektligji i propozuar i bën konceptit “çështje e veçantë”, koncept i përcaktuar nga neni 77 i Kushtetutës është hartuar me qëllim kufizimin e mundësisë së ngritjes së komisioneve hetimore.

“Kriteret e parashikuara për ekzistencën e çështjes së veçantë jo vetëm që janë detajuar përtej nevojës ligjore dhe traditës parlamentare por krijojnë edhe paqartësi në raport me organin e parlamentit që ka tagrin e vlerësimit paraprak të plotësimit apo mosplotësimit të këtyre kritereve”, u shpreh Çollaku.

“Vlerësimi përfundimtar lidhur me përmbushjen ose jo të kritereve sipas projektligjit do të varet nga vullneti i shumicës parlamentare çka bie ndesh me parashikimet ligjore të kushtetutës dhe rolin kontrollues që kushtetuta i ka njohur një pakicave parlamentare”, përfundoi ai.

SHKARKO APP