PS mbledh sot Kryesinë. Kush pritet ta zërë vendin e Pjetrit në Shkodër

Partia Socialiste pritet të mbledhë sot Kryesinë.

Në këtë takim, pritet të diskutohet për zëvendësimin e Valdrin Pjetri në qarkun e Shkodrës, i cili dha dorëheqjen pasi PD publikoi dokumente që vërtetojnë se ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali.

Sipas gazetës “panorama” ende nuk ka një emër konkret që mund të zërë vendin e Pjetrit, edhe pse më aktivi në këtë qark mbetet deputeti Tom Doshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, sipas gazetës mbledhja e sotme e Kryesisë do të fokusohet tek organizimi i procesit të zgjedhjeve në Partinë Socialiste, kur kjo parti është futur në një proces zgjedhor, që nga kryetari i organizatës së partisë e deri te delegatët e kongresit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?