FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PS mbron burrat e Bashës dhe ”go*det” gratë deputete

Partia Socialiste vijon që të sillet si mësues që ndëshkon deputetët e Rithemelimit. Këtë herë PS-ja kërkon masë disiplinore ndaj deputeteve Albana Vokshi dhe Elda Hoti, pas incidentit të ndodhur në seancën plenare të së enjtes, edhe pse deputetet vetëm qëndruan në këmbë.

Incidenti nisi kur Arbi Agalliu, pjesë e deputetëve mbështetës të Lulzim Bashës kërkoi që të ishte i pranishëm në seancë kryeministri Edi Rama për të zhvilluar interpelancën sipas rendit të ditës.

Por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla deklaroi se Rama ia kishte deleguar ministres Spiropali përgjigjen për interpelancën, çka nuk u pranua nga Agalliu. Teksa Agalliu po fliste nga vendi, Elda Hoti ka shkuar dhe i ka tërhequr kartën dhe mikrofonin deputetit të Bashës, duke bërë që zëri i tij të mos dëgjohet në sallë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?