PS mbyll mbledhjen e raportimit të Arta Markut, LSI: Ramën dhe Manjën i ka kapur frika

Deputeti i PS-së, Ulsi Manja, njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve, urdhëroi sot në mënyrë antiligjore mbylljen e mbledhjes  së këtij komisioni, gjatë kohës që ishte duke raportuar Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Menjëherë pas këtij veprimi të manjës, deputetët e opozitës kanë denoncuar këtë ngjarje si shkelje flagrante të ligjit dhe Kushtetutës.

Deputetja e LSI-së, Silva Caka, deklaroi se manja dhe Rama nga frika po kërkojnë t’i mbyllin gojën në çdo mënyrë opozitës. Sipas saj mbyllja e mbledhjes erdhi në një kohë kur Marku duhet tu përgjigjej pyetjeve të opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa pyetjet që kishte opozita dhe LSI për prokuroren Marku, Caka i ka bërë nga selia e Lëvizjes socialiste për integrim.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duke shkelur me të dyja këmbët rregulloren e Kuvendit, Manja mbylli në mënyrë të paligjshme mbledhjen ku raportonte Marku. Deputetët kishin një mori me pyetje, por manja pasi pas se Marku po u u përgjigjej me nuk e di, në shkelje të çdo rregulloreje, vendosi të mbyllë mbledhjen, pa u ezauruar çështjet. Frikën e Ramës dhe pushtetit të tij po e shohim çdo ditë.

NGA LSI po i drejtojmë pyetjet Markut për abuzimin e ministrit Gjiknuri me fondet, për konçensionet, pse prokuroria mbylli çështjen që LSI e ngriti si Padi ndaj Ramës për thirrjen që u drejtoi policëve që të hiqnin kapelet dhe të kërkonin votën për PS-në? Një tjetër pyetje ka të bëjë me kuksianët,, A bie dakord prokurorja për proceduarat e arrestimit të kuksianeve?

Ne do të kërkojmë që të thërrasim edhe njëherë Arta Markun në Komision për t’iu përgjigjur pyetjeve”, tha Caka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?