PS merr në mbrojtje Açkën e PD-së së Bashës

Deputetja e PD-së së Bashës, poetja Flutura Açka është marrë në mbrojtje nga PS-ja e Ramës. Aleanca e Grave Parlamentare ka reaguar pas ngjarjes së djeshme në Komisionin e Medias, ku shprehet se dënon me ashpërsi dhunën dhe intimidimin e ushtruar.

Përmes një reagimi publik, Aleanca e Grave Parlamentare shprehet se dënon dhunën ndaj deputetes Flutura Açka, ndërsa shtojnë se dhuna është akt që tregon dëshpërim. Dje u përplasën kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi dhe deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka me Flutura Açkën.

Deputetja Açka thotë se nuk mund të pranojë gjykimin politik të atyre që u mbajnë diplomat era barut Gërdeci. Açka shton se deputetët e grupit të “Rithemelimit” duhet të përballen vetë me kryedemokratin Lulzim Basha, nëse kanë pengje personale me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sekretariati i Etikës do të mblidhet këtë të premte për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Socialiste për përjashtimin nga seancat plenare të Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?