PS merr “peng” për disa orë sheshin “Skënderbej”, aktivisti: Policia e Veliajt nuk na la të kalojmë

PS dhe kryeministri Rama ka vendosur që mbylljen e fushatës në Tiranë ta bëjë nga sheshi “Skënderbej”.

Ndërkohë, ky shesh prej disa orësh tashmë është bllokuar nga policia bashkiake në kuadër të këtij eventi nga Partia Socialiste.

Një gjë të tillë e ka denoncuar edhe aktivisti i Diasporës për Shqipërinë e Lirë, Florian Haçkaj, përmes një video në Facebook postuar 6 orë para aktivitetit.

Haçkaj shkruan doli që të luante me djalin e tij në shesh, por është ndaluar nga polici bashkiak pa numër identifikimi që të kalojë, madje duke e quajtur si provokator aktivistin.

Haçkaj: Urdhëroni, shikoni si sillet policia bashkiake e Erion Veliaj dhe bashkia Tiranë, si të fortët e lagjeve, pa numër identifikues ky trimi pa asgjë. Meqë s’ka parqe, dola të luaj në shesh me tim bir e ky polic bën të fortin e me quan edhe provokator. Dënojini me votë! Kjo arrogancë duhet të mbarojë njëherë e mirë me këta që janë sot dhe ata që pretendojnë të vinë më pas!

 

SHKARKO APP