PS miting në 28 korrik për çeljen e negociatave, porosia nga Rama: Sillni njerëz!

Siç edhe e shkruam dje, më 28 korrik Partia Socialiste do të mbajë një festë të madhe për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, edhe pse vetë Rama ka kritikuar të tilla festa, që dikur i mbante PD-ja.

Kryeministri Edi Rama dje zhvilloi një takim me kryetarët e rinj të degëve të PS-së në rrethe. Mësohet se pas takimit drejtuesit politik të qarqeve kanë zhvilluar takime informale me kryetarët e degëve, ku u kanë lënë porosi që të mbledhin sa më shumë qytetarë në manifestim.

Të njëjtën porosi drejtuesit socialistë pritet t’ua lënë edhe kryebashkiakëve, të cilët pritet t’i mbledhë gjithashtu edhe ata në një takim gjatë fundjavës. Kjo lëvizje vjen pas protestës së 7 korrikut e thirrur nga Sali Berisha, për të cilën sot në Kuvend i tha në sy se e ka çmendur.

SHKARKO APP