PS ndez motorët për zgjedhjet e ardhshme, mbledh nesër grupin parlamentar

Nesër në orën 16:00 kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë grupin parlamentar të Partisë Socialiste në Elbasan.

Në fokus është caktimi i një date për Asamblenë e PS-së ku pritet të ketë ndryshime për kryesinë e re, sekretariatet dhe sekretarin e përgjithshëm. Këto ndryshime do e bëjnë gati PS-në për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas një platform-ideje është parashtruar që Asambleja të mbahet në tre qarqe, në Shkodër, në Tiranë dhe në Fier. Por nesër do të vendoset konkretisht lidhur me këtë takim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?