PS në alarm, ndjek LSI-në kudo ku shkon!
Sondazhet reale, jo ato të blera në media të veçanta, tregojnë se Rilindja dhe Qeveria humbasin thellë në këto zgjedhje. Duke ditur forcën e LSI si parti qeveriformuese pas 25 prillit, mazhoranca e sotme frikësohet nga shtimi i votave për forcën politike të Monika Kryemadhit, ndaj kryeministri merret duke sajuar, intriguar dhe shpifur, aqsa ka urdhëruar mediat kryesore të mos japin takimet politike të saj. Por 25 prilli po afrohet, PS-ja po copëtohet dhe opozita do fitojë thellë si në një Refendum kundër mafies dhe oligarkisë
Drejtuesit e Rilindjes thonë shpesh në media se “fitoren e kanë të sigurt” më 25 prill, por sjellja dhe reagimet e tyre në terren nuk tregojnë aspak këtë gjë. Edi Rama dhe krejt shpura e tyre janë në ankth dhe frikë nga burgu. Qëndrimet e drejtuesve kryesorë të PS si dhe të koordinatorëve periferikë në terren flasin për një situatë dëshpëruese të gjithë strukturave të partisë në pushtet. Paniku i humbjes dhe alarmi për largimin e votuesve shihet çdo ditë në strukturat e selisë rozë.
Fakti më domethënës i panikut vihet re në sulmet e njëpasnjëshme që i bëjnë Lëvizjes Socialiste për Integrim. Si një forcë e majtë (LSI) me vizion europian që në çdo zgjedhje ka njohur shtim të votuesve, ajo do ketë rritje të frikshme për PS, ndaj Rilindasit janë në panik nga LSI. Prandaj, gjithë ekipi i kryesor i Rilindjes ka qëllim dëmtimin e LSI dhe organizimin e një fushatë negative, baltosëse e shpifëse kundër drejtuesve dhe kandidatëve të kësaj force politike.
Alarmi i PS ndaj LSI vihet re edhe në faktin se pas çdo takimi që zhvillohet nga LSI, socialistët shkojnë në të njëjtat vende dhe llogarisin se kush u ka ikur nga partia, cilët mund të jenë votuesit e LSI dhe si mund ti shantazhojnë apo t’u bëjnë presion atyre. Shembulli më i qartë ishe dje në lagjen Kombinat të Tiranës. Vetëm gjatë paradites se ditës se diel Monika Kryemadhi zhvilloi disa takime të ndara me rreth 500 të rinj që do votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit.
Në këto takime, të zhvilluara veçmas dhe duke zbatuar masat anticovid u prezantua dhe kandidatja e LSI për Kombinatin, kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi. Pjesëmarrja e madhe në takime dhe mesazhet e drejtuesve të LSI vunë në alarm strukturat e Partisë Socialiste. Të shqetësuar për afrimin e qindra të rinjve në këtë njësi, drejtues të Partisë Socialiste thirrën ditën e djeshme një mbledhje urgjente, ku u kërkohej llogari koordinatorëve se përse LSI-ja kishte kaq shumë mbështetje në Tiranë. Ndërkohë, ministrja e Transporteve Belinda Balluku që është e deleguar e PS-së për Kombinatin vuri në lëvizje punonjësit në varësi të kësaj ministrie për të marrë pjesë në takime fiktive të socialistëve. Për të zbehur takimet e LSI, me urdhër të drejtuesve të Partisë Socialiste mediat afër saj nuk transmetuan asnjë informacion. Të njëjtat media që çdo ditë japin deri në pesë orë fjalime të stërgjata të kryeministrit Edi Rama, në ndonjë fshat të vendit, me urdhër ndaluan transmetimin e takimeve në zhvilloheshin në Tiranë, jo shumë larg redaksive të tyre. Pas bojkotit, drejtues të PS-së së Tiranës kanë urdhëruar një pjesë të mediave që të prodhojnë lajme të rreme kundër drejtuesve të LSI-së dhe kandidatëve që kjo parti ka përzgjedhur për garën e Tiranës. Ndërkohë po me urdhër, disa ish-anëtarë të LSI që për interesa pazaresh personale kanë kaluar në prehrin e PS-së, po nxirren në media për të hedhur lumë sharjesh ndaj atyre që dikur kanë bashkëpunuar. Por pas 25 prillit do mbeten rrugeve keta soji njerezish te blere nga Rama.
Edhe dy ish-ministra që kanë shkelur ligjin me ligjin e inceneratorëve (mbetjeve) dhe që u përjashtuan nga LSI, sepse bashkëpunuan me mafien dhe Ramën; do përgjigjen para ligjit pas 25 prillit. Nuk ka Ramë qe i mbron pasi vetë Rama do jetë në bankën e drejtësisë si i akuzuar.
Gjithë propaganda dhe strukturat e PS janë vënë kundër LSI-së, pasi shohin realisht rrezikun që u vjen nga një forcë politike e majtë ku po afrohen socialistët e ndershëm. Fushata ende nuk ka nisur zyrtarisht dhe PS e ndjen rrezikun që i vjen nga LSI-ja.
Sondazhet e brendshme partiake që kryhen nga selia e PS, nga kompani vendase dhe të huaja, tregojnë rënie të madhe të mandateve të PS në shumë qarqe. Ministrat, që Rama ka angazhuar në zona të veçanta, në vend të shtojnë mbështetjen e PS, sa herë që dalin në terren krijojnë më shumë antipati. Pakënaqësia ndaj Rilindjes dhe modelit të kësaj qeveria ka bërë që qytetarët tu thonë hapur ministrave, siç ka ndodhur në Kombinat: “Nuk ka vota për ju këtu”.
Fushata e Ramës do jetë antiLSI, ndërkohë që opozita ka edhe disa parti të tjera. Por frika e Rilindjes është LSI. Se LSI do jetë partia do të japë qeverinë e re.
Mili Xhani