“PS në Durrës më e kapur se kurrë nga Vangjush Dako”, Ardit Kërtusha zbulon arsyen pse kaloi nga PS tek PD
Ardit Kërtusha bëri bujë disa kohë më parë pasi vendosi të kalonte publikisht nga PS tek PD. Ai ka zbuluar arsyen e këtij vendimi i ftuar në “Zonë e lirë”.
“PS në Durrës është tashmë më e kapur se kurrë, parti që mbahet nga Dako që është i larguar nga detyra e kryebashkiakut, por vazhdon prapa kuintave të jetë i pari në këtë qytet.
Situata në këtë qark është problematike dhe ndaj Rama vendosi të jetë i 8-ti në listën e këtij qarku.
Problematikat e tij i kam diskutuar me të gjithë grupin dhe më propozuan për kryetar të PS në degën e Durrësit.
E pamë që zëri jonë nuk u dëgjua dhe kritikat nuk kishin përfaqësi dhe thamë pse jo, të japim kontributin tonë politik në Durrës.
Ajo PS që kemi njohur më parë është inekzistente.
Socialistët e vërtetë janë në hije, të padëgjuar dhe të nëmëkëmbur më shumë se kurrë.
Ishte një vendim i vështirë por i domosdosshëm për të dhënë kontributin tonë në ndryshimin që gjithë shqiptarët presin më 25 Pril”, tha Kertusha.