PS nis përgatitjet për vendoret 2027, Rama: Do kemi një rezultat edhe më të mirë se zgjedhjet e shkuara
Kryeministri Rama thotë se do të keni një rezultat edhe më të mirë në zgjedhjet e 2027-ës se zgjedhjet e kaluara.
“Ne hyjmë në fazën tjetër të punës sonë për zgjedhjet e ardhshme. Duke u nisur edhe nga analizat e bëra, edhe nga forcat që do kemi në terren, kemi arsyet të besojmë se do kemi një rezultat edhe më të mirë se zgjedhjet e shkuara, të jetë një proces i hapur, me njerëzit, përtej guaskës së organizatave të PS, ku padiksutim do të futemi për të bërë të gjitha gjërat e nevojshme që organizatat të dalin të energjizuara nga procesi i brendshëm zgjedhor, me njerëzit dhe për njerëzit. Këto zgjedhje do të jenë edhe përballje në të gjithë territorin, me të vërtetat tona për punët për Shqipërinë”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

