PS nis punën për zgjedhet në 2025, zbulohen 5 porositë e Ramës
Partia Socialiste nis punën për zgjedhjet parlamentare të 2025, por edhe ato në parti. Kryesocialisti Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë të PS-së që u mbajt online, ka kërkuar nisjen e një procesi për vlerësimin e anëtarësisë socialiste sa janë aktiv e jo aktiv. Po ashtu e ka vënë theksin në nevojën e shtimit të anëtarësimeve të reja në çdo organizatë të PS. Rama citohet të ketë deklaruar se ai vetë do të përfshihet në procesin e anëtarësimeve të reja, në zonën e tij elektorale ku është zgjedhur deputet.
5 porositë e Ramës
1-Regjistri partisë me update deri 15 Mars.
2-Të mos kemi anëtarë një përdorimsh.
3-Ti jepet fund dyerve të mbyllur të partisë për ti hapur rrugë anëtarësimeve të reja.
4-Krijim i grupeve aktive në Wats app për çdo organizatë partie në bazë.
5-Nevoja për kryetar të rinj partie në organizata.