PS pa tabu për Reformën Territorialen, Mazniku: Me konsensus dhe nuk kushtëzohemi
PS dhe PD kanë në tryezë hartën administrative për të ndryshuar kufijtë e bashkive si dhe kompetencat e tyre, në kuadër të Reformës së Territoriale që do të bëhet. Nevoja për këtë ristrukturim, shpjegon bashkëkryetari socialist Arbian Mazniku, lidhet me gjendjen e bashkive në vend, të cilat sipas tij nuk janë në standardet që kërkon BE.
”Më shumë se gjysma e bashkive në vend nuk i bëjnë dot të gjitha detyrat. Ristrukturim në nivel kompetencash, burime njerëzore dhe territoriale për t’i bërë të afta. Nevojë për të qenë të gatshme për BE”, thotë Mazniku. Nga ana tjetër Mazniku heziton të bëjë publike propozimin e mazhorancës për numrin e ri të bashkive, për të lënë të hapur dritaren e negociatave me opozitës, ndonëse socialistët nuk e kanë fshehur qasjen e tyre për më pak bashki, të cilat duhet të jenë më të mëdha si territor dhe me më shumë kompetenca.
“Nuk është qëllim numri, por ideja duam më shumë bashki me më pak kompetenca apo më pak bashki dhe më shumë kompetenca? Besoj shumë fort të decentralizimi. Kur Bashkisë së tiranës u bashkua Kërraba dhe Zallherri, ato arritën të merrnin më shumë shërbime, sesa kur ishin vetë”.
Përposo pozitës, PS-ja mund të ketë interferime edhe nga faktorë të jashtëm për numrin e bashkive të reja. A mund të kushtëzojë Greqia integrimin e Shqipërisë me bashkitë minoritare në territorin zyrtar? “Të drejtat e minoriteteve do të respektohen, por duke ju dhënë shërbime. Nukështë në interest ë askujt të mbaj një bashki që e ka të pamundur të ketë shërbime”, theksoi Mazniku për A2 CNN.
Socialistët jo pa qëllim po punojnë paralelisht me dy komisione, të territoriales dhe zgjedhore, si dy reforma të ndërlidhura që ndikojnë te njëra-tjetra. Mazniku thotë që PS është e hapur për çdo skenar deri te ndryshimi i sistemit. Reforma administrative territoriale do të ndahet në dy faza, ku prioritet ka ndryshimi i bashkive. “Duhet ta kemi ndarjen territoriale brenda 9 muajve, pasi kemi zgjedhje në 2027. Ndërsa pjesa e kompetencave do të aplikohet pas zgjedhjeve të 2027”, vijon Mazniku. Për elementet teknikë PD ka gjetur dakordësinë e PS, por Mazniku e bën të qartë se produkti final nuk të kushtëzohet nga ndonjë bojkot i mundshëm.
KOHA JONË SONDAZH

