PS përgatitet për zgjedhje. Rama takon grupin organizativ

 

Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste organizoi paraditen e së hënës një takim me grupin organizativ të zgjedhjeve. Zyrtarisht grupi organizativ i përbërë nga drejtuesit e PS dhe krerët e bashkive kryesore tha se përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2017.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe 3 kryetarë bashkish: Erion Veliaj i Tiranës, Vangjush Dako i Durrësit dhe Dritan Leli i Vlorës. Sipas burimeve, Rama diskutoi për organizimin dhe koordinimin e fushatës elektorale të vitit 2017. Në fund të mbledhjes, Edi Rama, i pyetur për ndryshime në qeveri, refuzoi të përgjigjej.

Takimi i sotëm vjen në kuadër të përgatitjeve për procesin e zgjedhjeve parlamentare. Ky proces është ndër të paktat herë që ka nisur dy vite para kohe, pasi zakonisht partitë qeverisëse vetëm në vitin e fundit të qeverisjes nisin përgatitjet elektorale.

E njëjta procedurë e përgatitjes së strukturave ka nisur dhe tek Partia Demokratike. Ditën e shtunë, Kryesia e PD-së nisi procesin e ristrukturimit të degëve të saj në rrethe. Edhe PD-ja, deklaroi se përgatitjet kanë të bëjnë me zgjedhjet  vitit 2017. Por, nëse për opozitën është normale që gjithë strukturat e saj ti përgatisë për zgjedhjet, nisja e organizimit nga partia më e madhe në qeverisjes për një proces që do të zhvillohet pas dy viteve duket dhe si kalim në “gatishmëri” edhe për zgjedhje të parakohshme. 

SHKARKO APP