PS përgatitet seriozisht për protesta. Braçe: Thirrje për gjithë shqiptarët!

Pas deputetit Artan Gaçi, i cili u bënte thirrje qytetarëve që të mbështesin qeverinë e Kryeministrit Edi Rama, një tjetër deputet socialist u kërkon shqiptarëve që të mos rrinë vetëm duke parë, por të reagojnë.

Në një postim të Facebook, Braçe thotë se reforma ka rëndësi jetike për vendin. Ndërkohë veç deputetëve edhe organizatat të financuara nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Shqipëri (SOROS) kanë nisur zhvillimin e protestave para Kuvendit. Protestat do të vijnë duke u shtuar deri ditën e enjte kur do të zhvillohet dhe seanca për votimin e reformës.

POSTIMI I PLOTË I BRAÇES NË FACEBOOK:

“Nje gje di tju them: Ky eshte muri me i larte qe perendimi, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane ngritur per reformen ne drejtesi, perballe Lulzim Bashes, Sali Berishes dhe Partise Demokratike, kujtdo qe i bashkohet!!

Nje thirrje kam per cilindo, socialist ose jo, cdo shqiptari: mos lejoni qe ky mur ti ngrihet Shqiperise!!

Rrezikojme pikerisht kete me 22 korrik; Nje mur edhe me te larte, me te lartin qe pas renies se diktatures. Mos rrini e thjesht shikoni;

Foluni deputeteve te tuaj, pavaresisht se cilet jane e te kujt jane, socialiste, pedeiste, leseiste, republikane, agrare, demokristiane, came apo te pa angazhuar.

Mos i lejoni tua bejne kete dem historik!!”.

SHKARKO APP