PS refuzon kërkesën e SPAK për Ballukun, Ulsi Manja: Nuk ka vend për dhënien e autorizimit
PS refuzon kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.
“Në përfundim ne si anëtarë të mazhorancës në Këshillin për Imunitetet arrijmë në përfundimin se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit, me masën më të rëndë të arrestimit me burg apo në shtëpi.
Ne si anëtarë të shumicës i rekomandojmë seancës plenare rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut, mosdhënien e këtij autorizimi pasi nga shqyrtimi i materialeve dhe rrethanave, nuk rezulton të jetë evidentuar domosdoshmëria e vendosjes së një mase të tillë në raport me funksionimin e mandatit parlamentar. Ky rekomandim nuk e pengon SPAK që të vazhdojë hetimet ndaj Ballukut. Ka një masë, atë të pengimit të daljes jashtë shtetit dhe këtë e konsiderojmë si një çështje që i takon drejtësisë. Masat e sigurimit personal, nuk lidhen me ekzistencën e veprës pénale, duhet të priten hetimet”, u shpreh Manja.
KOHA JONË SONDAZH

