PS u tërhoq nga pakti i përzgjedhjes, tani kërkon kandidatë me 20 firma deputetësh
Aktualitet E Premte, 20 Maj 2022 19:44
A do ta votojë e vetme Partia Socialiste me 71 vota në raundin e katër Presidentin e ri? Sot kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se PS-ja u tërhoq nga marrëveshja. Por si qëndron e vërteta? “Kemi ende kohë të negociojmë. Le të sjellin të dielën po deshën edhe dy kandidatura. Nuk ka logjikë politike të mbështesim me firma propozimet e Alibeajt”,-tha Balla.