PS voton e vetme projektligjet. Miratohet zgjatja e afatit të Komisionit për Reformën Zgjedhore
Edhe këtë të enjte, maxhoranca votoi projektligjet pa opozitën. Ndonëse opozita nuk ka qenë nuk ka qenë prezente, mazhoranca miratoi dy projektvendime dhe një projektligj.
Konkretisht u miratua projektligji “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish-ndërmarrjeve bujqësore” me 63 vota pro dhe 5 kundër. Kuvendi i dha dritën jeshile projekt-vendit “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit” me 64 dhe asnjë kundër.
PS-ja miratori edhe projektvendim “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës zgjedhore” me 63 vota pro dhe 1 kundër. Nga opozita, në sallën e seancës plenare ishin prezentë vetëm disa deputetë të Partisë Demokratike të vulës.
Kuvendi vendosi shtyrjen për në seancën e radhës të votimit për raportin vjetor të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian për vitin 2022 dhe projektvendimit “Për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Konkurrencës”. Propozimi për shtyrjen e hedhjes në votim të këtyre dy pikave të parashikuara në rendin e ditës erdhi nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.