Pse 19-vjeçari kërkoi kokën e shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe?

Atentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë në Madhe, ka si autor të identifikuar një 19-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim nga uniformat blu. Ilirjan Hasanaj, banues në lagjen “Tepe”, Shkodër, djali i ish-policit, Arben Hasanaj.

Ndaj tij ka prova që vërtetojnë se ka qenë autori i atentatit ndaj shefit të policisë. Rreth 6 orë pas ngjarjes, u gjet motori pa targa që 19-vjeçari përdori në atentat, një skafandër dhe sende të tjera. Motori u gjet në vendin e quajtur Livadhe, mes parcelave me pemë, pak metra larg vendit ku ndodhi sulmi.

Motivet e kësaj ngjarjeje ende nuk janë zbardhur, teksa pritet që të merret dëshmia e Hasanajt ose babait të tij për të mësuar më tepër rreth kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Shkodrën mesditën e djeshme. Gjendja e Hasanajt dhe e babait të tij është e rëndë për shkak të plumbave të shumtë që kanë marrë në trup, çka e ka bërë të pamundur marrjen e dëshmisë nga ana e uniformave blu. Aktualisht Hasanaj ndodhet i shtruar tek spitali i Traumës në Tiranë.

SHKARKO APP