Pse “baca Çeti” frikësoi disa pronarë mediash?

Nga Lindita Kokoli- 

Dje u bë publike se sipërmarrësi kryesor shqiptar (me Samir Manen janë aty-aty), Shefqet Kastrati ose “baca Çeti” bleu 60 % të aksioneve te “Euronews Albania”, një televizion serioz ky që deri tani ka ruajtur pavarësinë editoriale.

Lajmi në botën mediatike shqiptare, kryesisht te mediat kryesore vendase, nuk ishte se u shtua edhe një media tjetër e cila do të jetë konkurente, porse flitej nëpër kafetë e hoteleve kryesore të Tiranës se “ç’na bëri edhe ky Çeti, pse hyri edhe në media!”.

Në të vertetë me shumë shqetsoheshin se nuk do të kishin më atë ndikim apo presion mbi qeverinë për leje ndërtimi apo tenderime, sepse një pjesë e tyre deri tani mediat nuk i kanë përdorur si mjet informimi të publikut, por si mjet shantazhi apo pazari me sektorë të caktuar të qeverisë.

Futja e sipërmarrësit Kastrati ose “baca Çeti” në botën e medias me një televizion si fillim, por me pas edhe me një gazetë serioze kombëtare, trazoi qetësinë e disa pronarëve mediatikë.

“Baca Çeti” nuk ka nevojë të bëjë si fillim media e nga media të shtojë fitimet duke marrë tenderime apo biznese të tjera.

Ai ka shumë kompani të suksesshme në Shqipëri dhe jashtë vendit, ndaj blerjen e medias në fjalë e ka bërë që të mos turret për të bërë euro nga pazaret e lajmeve apo “investigimeve”, siç kanë bërë apo bëjnë shumë syresh në tregun e medias.

Synimi, siç thonë këshilltarë pranë “bacës”, është që të bëjë një kompani mediatike, e cila të jetë lider në Shqipëri e në Rajon. Aty do të investohet të lajmi, të jeta qytetare, te investigimi e jo debate paparagim siç ndodh deri më sot.

Sepse paratë i ka “baca” dhe nuk ia ndjen për shpenzimet e një media serioze, ndaj shpresohet se do të jetë media më serioze në vend.

“Baca” nuk do të ketë asnjë ndërhyrje në politikën editoriale indipendente të “Euronews Albania” dhe mediave të tjera rrotull kompanisë.

Ky është kushti dhe ky është vendimi që vetë “baca Çeti” ka kërkuar dhe vendosur.

Mbetet të shikojmë pronarët e tjerë mediatikë se si do t’ju bjerë nga pak e përditë potenca e presionit dhe pazaret ofertuese me qeverinë.

SHKARKO APP