Pse Berisha nuk akuzon Kryeministrin Kurti se “po blenë vota” me 200 milionë euro dhurime?

Edi Rama para fushatës elektorale u akuzua se po jepte dhurata në euro për pensionistët dhe një kategori tjetër në nevojë. Berisha dhe PD thanë se po blenë votat e pensionistëve.

Por nuk e shikojmë liderin demokrat që të sulmojë kryeministrin Albin Kurti që vendosi të jap 200 milionë euro si dhurata për këtë kategori.

Pra nëse Edi Rama paska vjedh vota me këtë metodë, pse Albin Kurti nuk kritikohet nga shefi i opozitës shqiptare. Nuk mund të ketë dy standarte, Rama vjedh me shpërndarjen e eurove para fushate, kurse Albin Kurti qenka i ndershëm!

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria në detyrë e Kosovës është përballur me kritika nga opozita në Kosovë pasi vendosi që të ndajë nga 100 euro për disa kategori dhe të rrisë shtesat për lehona, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Nga opozita dhe shoqëria civile, ky vendim i ekzekutivit u cilësua si tentim për “blerje të votave”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë prezantoi Pakon për përballje me inflacion 2.0, e cila tha se u pamundësua që të miratohej më herët nga Kuvendi – tashmë i shpërndarë – për shkak të “bllokimit nga blloku opozitar”.

Pakoja u tha se arrinte shumën e 200 milionë eurove, ndërsa Kurti nuk bëri të ditur nëse ajo që u miratua sot ka po të njëjtën vlerë.

Kurti tha se pakoja përfshin mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe studentët aktivë.

Pensionistët dhe fëmijët do të mund t’i marrin këto para nga java e ardhshme, ndërkaq po javën e ardhshme do të hapet edhe procedura e aplikimit për kategoritë tjera, sipas Kurtit.

“Jemi të vetëdijshëm që në mungesë të buxhetit të rishikuar, i cili u bllokua nga blloku opozitar, kjo pako nuk i adreson të gjitha problemet e nevojat, por sado pak lehtëson barrën për secilën familje në vendin tonë. Sepse për dallim nga blloku opozitar, Qeveria jonë kujdeset që dora e shtetit ta prekë secilin”, tha Kurti.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, sqaroi se punëtorët e sektorit privat që mund të përfitojnë nga 100 euro janë ata që e kanë pagën më të ulët se 1000 euro.

Në mbledhjen e ekzekutivit në detyrë, të mbajtur mëngjesin e 22 majit, Kurti njoftoi edhe për rritjen e shtesave për lehonat.

Ai tha se kishte premtuar se shtesat për lehonat do të jenë sa paga minimale, teksa akuzoi partitë që më herët kanë qeverisur se nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për këtë kategori.

“Sivjet, nga korriku paga minimale bëhet 500 euro në muaj. E njësoj si vitin e kaluar, ne këtë maj po i rrisim shtesat për lehona, nga 325.9 euro në muaj në 500 euro në muaj. Me fjalë të tjera nuk po e presim korrikun, por po e bëjmë qysh tani, nga ky muaj”, tha Kurti.

Ekzekutivi paguan vlerën e pagës minimale për gjashtë muaj për lehonat e papuna, ndërkaq tre muaj për ato të punësuara, të cilat marrin edhe një pagesë sipas Ligjit të punës.

Kurti po ashtu paralajmëroi edhe një program për mbështetjen e grave, të quajtur Superpuna për gratë, që tha se parasheh pagesë “për gjashtë muaj të pagës minimale nëse ato rikthehen në tregun e punës”.

Këto vendime vijnë 16 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare. Ngjashëm, Qeveria Kurti kishte vepruar edhe në prag të zgjedhjeve paraprake, të mbajtura në dhjetor 2025, kur kishte ndarë nga 100 euro për pensionistët dhe studentët.

Por, ndër vite, edhe ekzekutivet e udhëhequra nga partitë e tjera kishin ndërmarrë vendime të ngjashme, sikurse rritja e pagave për sektorë të caktuar, në prag të cikleve zgjedhore.

Lidhur me vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen e 100 eurove për disa kategori kanë reaguar figura nga shoqëria civile dhe partitë opozitare.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e akuzoi Kurtin se përdor “çdo mjet të mundshëm për të qëndruar me çdo çmim në pushtet”.

“Kjo nuk është pako e inflacionit. Kjo është pako e tentimit për blerje vote. Një përpjekje e vonshme për të mbuluar dështimin qeverisës me paranë e vet qytetarëve. Një ofendim zgjedhor për dinjitetin dhe nevojat reale të njerëzve të vendit, të atyre që i lë si të parafundit në Evropë”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Ndërkaq, Artan Behrami, që mandatin e kaluar ishte deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, tha se Prokuroria “duhet të zbarkojë” në ekzekutiv, duke shtuar se kjo është “blerje klasike e votës, është ndikim i drejtpërdrejtë te votuesit”.

Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus e cilësoi si tentim “për blerjen votash”.

“Shpërndarja e parave nga arka e shtetit në mes të procesit zgjedhor, tregon për shterpësinë e ideve të një pushteti që tenton të blejë votat e qytetarëve të vendit të dytë më të varfër në Evropë”, shkroi ai në Facebook.

Vëzhguesi i zhvillimeve politike, Dardan Sejdiu, shkroi në rrjetet sociale se të gjithë mundin e qytetarëve, me këtë vendim, Kurti “ua hodhi në tokë”.

Ai tha se ky vendim, i marr në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, nuk është kujdes për qytetarin.

Dakort!

Pra Albin Kurti po blenë votat, por rikthehemi te fillimi, se pse nuk del lideri Berisha të akuzojë kryeministrin Kosovar? Apo se janë miq dhe Berisha nuk do Partinë e Hashim Thaçit?

Duhet të dalë publikisht kryetari demokrat shqiptar dhe atëhere do të jetë i besueshëm para qytetarëve në të dyja shtetet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 1444 (55%)
Jo 944 (36%)
Nuk e di 237 (9%)

Vota totale: 2625