Pse Bordi i Transparencës rriti çmimin e karburanteve? Zv/ministri: Kriza ende nuk ka kaluar

Dimri i ngrohtë, por edhe krijimi i rezervave të konsiderueshme të hidrokarbureve nga shtetet europiane kanë bërë që ndikimi i luftës në Ukrainë, reflektuar kryesisht tek furnizimi me gaz, të jetë më i zbehtë.

Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, thotë se kriza ende nuk ka kaluar, ndërsa rritja e çmimit së fundi ka ardhur si pasojë e rritjes së këtyre produkteve në tregjet ndërkombëtare.

“Ka bursë për nënproduktet e naftës bruto. Ka bursë për naftën, për benzinën, për gazin. Sa herë që ne mblidhemi i referohemi uljeve apo ngritjeve të këtyre produkteve. Në dy ditët e fundit kei pasur një rritje dhe kjo është reflektuar edhe në vendimin e Bordit. Ne e marrim të përditësuar çmimin nga bursa. Ne aplikojmë të njëjtën formulë që kemi përdorur gjatë gjithë kohës. Kriza nuk ka mbaruar, pasi jemi në momente të pastabilizuara të tregut. Nafta është akoma shumë e shtrenjtë, mbi 1 mijë dollarë për metërkub”, tha Bejtja.

SHKARKO APP