Pse e shkarkoi qeveria prefektin e Shkodrës? Zëri i Amerikës tregon prapaskenat

Në Shqipëri, qeveria shkarkoi nga detyra prefektin e Shkodrës, pas shtimit të rasteve me COVID-19 në atë zonë dhe caktoi një koordinator për bashkitë e atij Qarku në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes. Ky hap u ndërmor pas përhapjes së koronavirusit në atë qark dhe masat e pamjaftueshme për të zbauar rregullat e karantinës.

Një nga zëvendës-ministrat e punëve të brendshme u ngarkua si koordinator me bashkitë e këtij qarku.

Shkodra shënoi ditët e fundit një rritje të papritur të rasteve të prekura me COVID-19; 3 raste të reja sot, 4 dje, 5 pardje dhe 7 të tjerë si sot një javë. Besohet se duke mos zbatuar masat e karantinës, Shkdora u bë shpejt zona e dytë më shumë e prekur nga Covid me 52 raste pas Tiranës me 209.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore po numërojnë krahas të prekurve të rinj edhe të shëruarit e rinj, raporti mes të cilëve po shkon prej disa ditësh pakashumë në proporcion të drejtë.

Sot u shtuan 17 raste të reja të prekur, por edhe u shëruan 15 pacientë të tjerë të mëparshëm, gjithsej 197.

Konfirmohet se COVID-19 i ka prekur të gjitha moshat, mosha mesatare është mbi 50, madje midis të prekurve janë edhe një numër fëmijësh.

Në Shqipëri u zbuluan sot edhe 17 raste të reja qytetarësh të prekur nga COVID-19, ndërsa numri i tyre gjithsej shkoi në 433 raste. Në 24 orët e fundit janë kryer mbi 250 teste ndaj personave të dyshuar, ndërsa gjithsej gjatë gjithë muajit janë kryer mbi 3640 teste.

Deri tani kanë humbur 23 qytetarë nga COVID-19 dhe u bënë 48 orë pa ndonjë vdekje në dy spitalet Covid të vendit, ku po mjekohen të shtruar 60 pacientë.

Edhe dy ditë më parë u bënë 72 orë pa humbje jete, ndërsa mjekët po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar pacientët e tyre.

Policia dhe ushtria po zbatojnë masa të rrepta të ndalim qarkullimit qytetës dhe ndërqytetës.

Kjo është fundjava e katërt me ndalim të plotë 40 orësh të qarkullimit të këmbësorëve dhe nga e hëna është njoftuar një shtim orareve të qarkullimit./VOA/

SHKARKO APP