Pse Erdogan fton liderët e Ballkanit në inaugurimin e urave?
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, udhëtoi sot për vizitë pune në Republikën e Turqisë, me ftesë të presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Sipas njoftimit të kabinetit të presidentit Ivanov, mësohet se është parashikuar që ai në Stamboll të realizojë takim me presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa do të marrë pjesë edhe në hapjen solemne të urës së tretë mbi Bosfor “Yavuz Sultan Selim”.
Ura “Yavuz Sultan Selim” mban emrin e Sulltanit Osman nga shekulli i 16-të, dhe do të jetë lidhja e tretë mes kontinentit të Azisë dhe Evropës.
Është vlerësuar se “ura më e gjatë pezull”, që do të ketë një sistem hekurudhor, do të kursejë 1.75 miliardë dollarë në vit për sa i përket kostos së energjisë dhe kursimit të kohës. Ura e gjatë 1.4 kilometra, me gjerësi prej 25 metra, do të ketë tetë korsi të trafikut. Gjithashtu, zyrtarët turq konsiderojnë se ura do të zgjidh problemin e ndotjes së ajrit dhe të trafikut.
Simbolik a urës që bashkon dy brigje po përdoret nga Presidentit turk për marrëdhniet me vendet e Ballkanit.
Disa javë më parë ishte Kryeministri Edi Rama ai që u ftua në një ceremoni inaugurimi të ngjashëm. Në 1 korrik, Kryeministri Edi Rama ishte në Stamboll në inaugurimin e urës “Osmangazi”. Kryeministri shqiptar ishte i vetmi zyrtar i huaj.
KOHA JONË SONDAZH

