“Pse është 10-fishuar numri i rasteve me COVID? Shqipëria, rast unik në botë”

Nga Sali Berisha.

Shqipëria është vendi i vetëm në planet, në të cilin 6 muaj pas fillimit të pandemisë, rastet e të infektuarëve me COVID-19 në ditë, janë mbi 10-fishuar dhe po kështu në total edhe vdekjet nga COVID-19 krahasuar me periudhën e karantinës.

Me kete rast duhet shtuar se pas hapjes, te gjitha vendet kane patur nje rritje te moderuar te rasteve te infektuara e madje ndonjehere kjo rritje ka arritur edhe shifrat kulmore te para hapjes, por ne asnje vend shifrat nuk jane dhjetfishuar si ne Shqiperi madje as tre apo kater fishuar.

Pergjegjesia direkt i ketij zhvillimi dramatik qendron ne menaxhimin fallco qe ne ditet e para te pandemise nga Edvin Hajduti, i cili ne vend te trajtimit shkencor, zgjodhi ne krye te radhes mashtrimin, manipulimin me shifrat e covid19 dhe terrorizimin e qytetareve.

Keshtu sot eshte e qarte perfundimisht se shkaqet e dhjetfishimit te infeksioneve ditore me covid 19 dhe vdekjeve ne total krahasuar me periudhen e parahapjes jane:

1 – Mungesa e nje hetimi te vertet epidemiologjik apo hetimi epidemiologjik spurie, i rreme. Edvin Xhahili per munges te testeve per shkak te korrupsionit, urdheroi hetimin e kufizuar de facto hetimin e rreme epidemiolgjik ne vend te atij te vertet e te gjere. Ai e centralizoi ate vetem ne duart e ishkunates dhe e trajtoi testimin si sekret shteteror.
Keshtu duke mashtruar shqiptaret se kerkohet licensim nga OBSH nuk lejoi qe testimi te kryhej edhe ne dhjetra laboratore te vendit duke bere qe armiku i padukshem te mos zbulohej por te perhapej ne Shqiperi si ne asnje vend tjeter.

2 – Strategjia e dhunes dhe terrorit qe ai personalisht perdori duke nxjerre tanket ne rruge dhe duke u çjerrur per 18 mije te vdekur, male me kufoma, varreza masive kur kishte vetem 10-15 raste ne dite me covid19 ndersa tani qe jane dhjetfishuar rastet dhe vdekjet nga covid19 vazhdon vakancat sikur nuk po ndodh asgje. Ky qendrim beri qe shqiptaret, pasi e kuptuan se u terrorizuan dhe u mashtruan me qellim e ne menyre kriminale nga ai qe donte te paraqitej dhe u thoshte se eshte mbizoti i tyre, te mos besojne fatkeqesisht me shumice dhe ne menyre absurde ne vleren dhe domosdoshmerine e masave mbrojtese madje edhe te vene fatalisht ne dyshim vet ekzistencen e covid19.

3 – Rastet ne Shqiperi u dhjetfishuan si ne asnje vend tjeter se per shkak te vjedhjeve dhe korrupsionit te Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnise, munguan gjeresisht materialet mbrojtese per personelin shendetesor dhe maskat e perdorimit masiv nga popullata. Kjo pati si pasoje nivelin me te larte ne bote te infeksionit te bluzave te bardha nga covid19 dhe qendrimin zyrtar indiferent ndaj domosdoshmerise se perdorimit te maskave nga qytetaret. Per te çvleresuar per publikun vleren e maskes, kakistokrati 2 meterlik tre dite me pare doli pa maske para nje grupi mjekesh dhe zyrtaresh te tij me maska.

4 – Rastet ne Shqiperi u dhjetfishuan sepse per shkak te organizimit absurd urgjenca e QSUT u perdor edhe si urgjence per covid19 dhe kjo pashmangeshem shnderroi QSUT ne nje bombe biologjike, gjenerator gjigand te perhapjes se infeksionit ne mbare vendin.

5 –  Alo-Alo paracetamoli apo 127 politike me qendrimet e saj, ne zbatim te udhezimeve kriminale te Edvin Xhahilit qe te semuret me covid te dergjen ne shtepi, ka refuzuar shtrimin ne spital ne qindra e qindra e mijra raste me covid19 me pasoje perhapjen e infeksionit dhe vdekjen e shume prej tyre nga kjo semundje por edhe rendimin e madh te buxhetit tyre familjar.

6 – Perjashtimi i mjekut te familjes nga kujdesi per te semuret me covid19 per shkak te perqendrimit te sherbimit per arsye politike vetem tek alo-alo paracetamol, ka kontribuar ndjeshem ne dhjetfishimin e nivelit te infeksionit dhe vdekshmerise nga covid19.

Shfrytezoj kete rast per t’u bere thirrje qytetareve te respektojne rigorozisht regullat e mbrojtjes nga kjo viroze e rrezikshme, te ruajne distancen sociale, mbajne higjenen e tyre personale, mbajne masken dhe shmangin grumbullimet. Kerkoj gjithashtu rimbursimin e te gjitha shpenzimeve te qytetareve me covid19 qe mjekohen ne shtepi.

Duke perfunduar, denoj me ashpersine me te madhe qendrimin e papergjegjshem prej xhahili te Edvin Hajdutit, si pasoje e te cilit u dhjetfishuan rastet e infektimit dhe vdekjeve nga covid19 ne Shqiperi.

SHKARKO APP