Pse heshtin për skandalin e përgjimit të zyrave elektorale të LSI?
-LSI denoncon: Akti i paprecedentë i segmenteve kriminale të PS, zbulohen kamera dhe pajisje përgjuese në zyrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës. Përgjonin kush hynte e dilte. Elona Guri denoncoi djalin e Lefter Kokës si autor të vendosjes së kamerave spiune.
-Në SHBA skandali “Watergate” solli dorëheqjen e Presidentit Richard Nikson, pikërisht sepse po përgjonin zyrat elektorale të rivalëve politikë. Ndërkohë në Shqipëri, jo vetëm që nuk hetohet ngjarja, por qeveria mundohet të manipulojë me mediat e saj të blera, se gjoja “kishte një incident të vogël”. OSBE-ODIHR dhe ambasadorët e huaj perëndimorë duhet të reagojnë sa nuk është vonë, pasi fushata fillon sot zyrtarisht dhe pritet të jetë shumë e egër.
Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës denoncuan dje se struktura të Partisë Socialiste dhe kandidatëve të saj në zgjedhje kanë vendosur pajisje përgjimi në zyrat elektorale të LSI. Fotot e publikuara nga LSI tregojnë për kamera dhe pajisje të tjera që janë vendosur gjatë javëve të fundit në godinën që ndodhet vetëm disa metra larg zyrave të partisë opozitare në Durrës. Në denoncimin që ka bërë në polici, drejtuesja e LSI në Qarkun Durrës, Elona Guri ka paditur për vendosjen e përgjuesve, Arbër Kokën, i cili është djali i kandidatit të PS ish-ministrit Lefter Koka. Zbulimi i kamerave është bërë pas shqetësimeve që kanë shprehur një pjesë e votuesve të LSI, të cilët pasi hynin në zyrat e kësaj partie, merreshin në telefon nga strukturat e PS dhe kërcënoheshin për të mos votuar LSI. Rilindja u thoshte se ju kemi parë duke në zyrat e LSI, dhe me pas vazhdonin presionet shtetrore ndaj pjestarëve të kësaj force politike. Në të njëjtën orë kur LSI në Durrës bënte denoncimin flagrant për përgjimin e zyrave të saj nga struktura të Rilindjes, propaganda e qeverisë hodhi në tregun mediat një lajm të pavërtetë dhe manipulues. Policia e Durrësit publikoi një njoftim gjysmak ku deklaronte se ishin shoqëruar në policia dy persona për një konflikt. Sipas policisë, “më datë 24.03.2021, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G., është konfliktuar me shtetasin Ç.K” dhe është shoqëruar në polici. Bashkë me njoftimin me iniciale, zyrat e PS kanë shpërndarë në media dhe emrin e Elona Gurit duke porositur dhe titujt: “Kandidatja e LSI sherr me një qytetar”.
Njoftimi gjysmak dhe jo profesional i policisë, i nxjerrë në të njëjtën kohë që bëhej denoncimi për përgjimet, tregon vetëm një pjesë të asaj që ka ndodhur dhe largon vëmendjen nga skandali. Në polici ka pasur një denoncim për përgjimin dhe debati verbal mes Elona Gurit dhe personit që është i afërt i kandidatit të PS, ka ndodhur për shkak të kamerave. Në vend që policia të hetojë autorët e përgjimit, në mënyrë militante ka shpërndarë vetëm lajmin e shoqërimit në polici të kandidates. E gjitha kjo është një strategji e Rilindjes për të mos u marrë me skandalin. Ndaj në mediat e PS dje shikoje lajmin për shoqërimin në polici të Elona Gurit, pa u përmendur fare fakti që shoqërimi ishte pasojë e denoncimit të saj për skandalin e përgjimeve. Përgjimi i opozitës nga pushteti është një ngjarje që nuk mund të anashkalohet dhe të mbulohet nga Policia e Shtetit apo nga Prokuroria. Partia në pushtet dhe strukturat kriminale në Rilindjes, 30 vite pas rënies së komunizmit kanë futur në lojë modelet e sigurimit të shtetit me përgjime dhe shantazhe ndaj qytetarëve. Skandali i përgjimit është vetëm një pjesë e rëndë e kësaj historie, sepse pas saj fshihen kërcënimet ndaj qytetarëve që kanë hyrë në zyrat e LSI dhe shantazhe kriminale të Rilindjes. Në SHBA skandali “Ëatergate” , solli dorëheqjen e presidentit Richard Nixon, pikërisht sepse po përgjoheshin zyrat elektorale të rivalëve politikë. Ndërkohë në Shqipëri, jo vetëm që nuk hetohet ngjarja, por policia bëhet pjesë e skemave mediatike duke fshehur ngjarjen e përgjimeve dhe duke publikuar informacione gjysmake që synojnë të dëmtojnë imazhin e kandidates së LSI. Incidenti i djeshëm në Durrës, pasohet nga ngjarjet e Elbasanit ku bandat u shfaqën në krah të drejtuesve të PS dhe dhunuan qytetarët. Përballë opozitës nuk janë vetëm bandat si ato të Elbasanit, por dhe struktura të rrezikshme të shtetit që përgjojnë opozitën dhe kërcënojnë votuesit e saj.
Fushata elektorale që nis sot zyrtarisht do jetë e egër pasi pushteti me bandat dhe çdo media të korruptuar me leje ndërtimi apo tenderime do mundohet të fshehë manipulimet dhe dhunën që po ushtrohet në rrethe ndaj PD dhe LSI. Por 25 prilli po vjen dhe me pas ata që kanë bërë këto krime do përgjigjen para drejtësisë.
Drejtësia vonon, por nuk harron!
Mili Xhani