Pse i keni ofenduar? Gazetari britanik “mbron” shqiptarët. Ministri britanik: S’jam penduar
Ministri britanik për Emigracionin, Robert Jenrick, ka lëshuar deklarata që kanë ngjalluar mjaft debate për shqiptarët, dhe kjo u pasua me një notë verbale që Shqipëria i dërgoi Britanisë së Madhe. “Stafi ynë po punon për t’i gjetur shqiptarët, për t’i arrestuar, për t’i sjellë në aeroport dhe kthyer në Tiranë. Këta janë jo vetëm emigrantë të paligjshëm, por edhe kriminelë të rrezikshëm të dënuar për drogë”,-tha pak ditë më parë ministri. I ftuar në emisionin e gazetarit Nick Ferrari, ministri Jenrick ka thënë se nuk është penduar për deklaratën. Në këtë pikë ka qenë gazetari ai që ka debatuar me ministrin britanik, duke i thënë se ka ofenduar emigrantët shqiptarë.
Gazetari Nick Ferrari: Si konstruktive?
Ministri Jenrick: Dëshiroj që të kemi marrëdhënien më produktive që mundemi me qeverinë shqiptare.
Gazetari Nick Ferrari: Përse i keni ofenduar atëherë?
Ministri Jenrick: Ajo që duhet të bëjmë dallimin është diaspora shqiptare këtu të cilën e respektojmë dhe dëshirojmë të vazhdojmë të punojmë sa më afër që të kemi mundësi, shtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare, ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht dhe ata që vijnë këtu ilegalisht me varka të vogla. Është e drejtë që qeveria ka një qëndrim shumë të fortë për këtë dhe është në fokus të veçantë të Kryeministrit për të ulur dukuritë që pamë vitin e kaluar dhe ishte një numër shumë i madh i shqiptarëve që erdhën ilegalisht. Shqipëria është një vend i sigurt.
Gazetari Nick Ferrari: Ju citohet që të keni thënë “unë kam takuar stafin fantastik që ka punuar për të gjetur shqiptarët, për t’i ndalur ata, për t’i dërguar në aeroport dhe për t’i kthyer në Tiranë’. Askund në atë fjali nuk përmendet paligjshmëria. Imagjinoni sikur një shtet tjetër të bënte këtë deklaratë për britanikët.
Ministri Jenrick: Thelbi është se ata individë që vijnë këtu ilegalisht largohen nga oficerët e mi të emigracionit dhe i kthejnë në vendet e tyre.