Pse kërkon t’i prishë banesat rrotull qytetit “Studenti”, zoti Kryeministër?

Pardje kryeministri i vendit ishte në Qytetin Studenti në Tiranë, si gjithnjë tinëzar dhe erdhi fshehurazi pas largimit të studentëve për pushimet e vitit të Ri, ku pasi mori kontaktet me administratën dhe drejtuesit e Rilindjes në zonë gjasme për të përmirësuar kushtet në Rezidencën studentore nr1 ku tashmë studentët protestojnë prej 16 ditësh për kushtet dhe plotësimin e kërkesave, menjëherë Rama ka dhënë urdhërin për mbledhjen e të dhënave për shtëpitë dhe objektet përrreth këtij qyteti, pra njësia bashkiake Nr2. ku ka deklaruar që ALUIZNI të ndërpresë edhe proçesin e legalizimit të këtyre shtëpive të cilat kanë mbi 22 vite që janë ndërtuar.
Menjëherë militantët e Dallëndyshes janë sulur në terren derë më derë duke terrorizuar banorët të shoqëruar me forca të shumta policie si xhandarë duke tramatizuar familjarë, femijë dhe pleq.
Këta banorë që kanë ngrit shtëpitë e tyre me djersë dhe me gjak tashmë edhe pse kanë që në 2006 që institucionet nuk ju japin asnjë përgjigje për legalizimin e banesave sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi del kërkon prishjen e tyre. Në vend që të merret me rindërtimin e godinave kur të gjitha në këtë qytet janë jashte standardit dhe kërkojnë ndërhyrje, synon të prishë gjithë banesat rrotull qytetit Studenti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?