Pse LIBRA, pse ngjyrë e verdhë dhe pse katrori? Simbolika e partisë së Blushit

Deputeti, Ben Blushi, ka shpjeguar sot përpara qindra qytetarëve përse ka zgjedhur ngjyrën e verdhë në ikonën e forcës më të re politike në vend, “LIBRA”-s

Gjatë fjalës së tij në themelimin e parisë, Blushi tha se ngjyra e verdhë në ikonë përfaqëson mençurinë, optimizmin dhe inteligjencën.

“E verdha e “Libra”-s përfaqëson mençurinë  dhe optimizmin, ndaj një qeverie ku marrëzia sponsorizon pushtetin.  Përfaqëson inteligjencën, në një vend ku akademizmi shitet si mall konsumi. ”, tha Blushi

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej Blushi shpjegoi se e verdha e “Libras” do të qëndrojë në qendër të partive politike. Ai tha se “bluja” ka qeverisur për 25 vite dhe “mavija” për 3 vite, por Shqipëria është sërish e varfër e mjerë dhe e pashpresë. Ai tha se katrori në ikonën e “LIBRA”-s simbolizon hapjen e kësaj force politike ndaj çdo kujt që ka si kufi vetëm ligjin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?